Kalo te lënda

Lajmi i fundit: Aeroplani i zhdukur gjendet në det? (Foto)

aeroplani-i-zhdukur-gjendet-n-euml-det_hdQeveria e Kinës në ueb faqen e saj ka publikuar tri fotografi të objekteve të cilat mund të jenë të aeroplanit të zhdukur të “Malaysia Airlines”, transmeton BBC.

Një satelit kinez që ishte në kërkim të aeroplanit të humbur, ka gjetur atë që po quhet “zonë e dyshimtë e rrëzimit”. Raportohet se ky satelit ka zbuluar tri “objekte të mëdha mbi ujë” në Detin e Kinës Jugore.

Objektet e identifikuara janë të një madhësie prej 13-18 metra, 14-19 dhe 22-24 metra.

Ndërsa fotografitë ishin realizuar më 9 mars, një ditë pasi është zhdukur aeroplani, por që nuk janë publikuar deri të mërkurën.

Zhvillimet e fundit për kërkim vijnë pesë ditë pasi aeroplani “Boeing 777” ishte zhdukur pa gjurmë në mëngjesin e ditës së shtunë.

Administrata kineze për shkencë, teknologji dhe industri për Mbrojtjen Kombëtare ka shpalosur fotografitë e bëra në zonën që të shtunën ishte hulumtuar nga shpëtuesit.

Lokacioni i dyshuar gjendet mes Malajzisë dhe Vietnamit, afër vendit ku besohet se ishte zhdukur aeroplani të shtunën në mëngjes.

Lini një koment