Komuna i çon në prokurori 50 lëndë të ndërtuesve të kryeqytetit
Pesëdhjetë lëndë që kanë të bëjnë me ndërtimet në Komunën e Prishtinës janë bërë pjesë e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer ndërtime pa leje, kanë tejkaluar lejet e ndërtimit që u janë dhënë nga komuna, nuk i janë përmabjtur ligjit përkatës etj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Shtetit, nëpërmjet zëdhënsit të saj, Ekrem Lutfiu.
Në Komunën e Prishtinës, ndërkaq, vetëm e kanë pohuar një gjë të tillë, por nuk kanë dhënë asnjë argument për gazetën se cilat janë arsyet e dërguarjes së lëndëve në Prokurori, shkruan koha ditore.
“50 lëndë janë subjekt i hetimit nga Prokuroria, për arsye të ndryshme që ndërlidhen me ndërtimet në kryeqytet”, është krejt çfarë ka pohuar ushtruesi i detyrës së zëdhënësit të kësaj komune, Adonis Tahiri, ani pse ai është pyetur edhe për arsyet e dërgimit të lëndëve.