Kalo te lënda

Kapet gjakovari që kontrabanoi migrantë

fotoPas një pune operativo-hetimore,  lidhur me rastin e raportuar ‘kontrabandim me emigrant’ të datës 6 mars 2014, policia dje ka realizuar një operacion policor, në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

Gjatë këtij operacioni policor është kryer një bastisje në fshatin Hereq në  komunën e Gjakovës dhe janë  konfiskuar  një numër i konsiderueshëm i dokumenteve, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandimi me migrantë’.

Personi i arrestuar është: D.S.  i lindur me 1955  m/sh/k, nga komuna e Gjakovës. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjësendet si më poshtë: 21 pasaporta jugosllave, 8 pasaporta të Republikës së Kosovës, 23 letërnjoftime të Republikës së Serbisë, 2000 (dy mijë) €, të holla  të gatshme, të cilat dyshohet të jenë  pranuar nga  viktimat e kontrabandimit, 214 certifikata të lindjes të Republikës së Serbisë, 14 certifikata të zbrazëta të lëshuara nga UNMIK-u 3 telefona,  2 patentë shoferë jugosllavë dhe 1 dokument i regjistrimit të veturës.

Ky operacion policor është kryer duke  zbatuar një urdhër  bastisje nga Gjykata Themelore në Gjakovë,  Departamenti i krimeve të rënda.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendimi për masën e ndalimit  48 orë për të vazhduar me procedurat tjera.

Lini një koment