“Do t’i publikoj fotot në facebook”, arrestohet shantazhisti nga Mitrovica
Një femër nga Mitrovica, ka raportuar në polici se është duke u shantazhuar nga një person (mashkull) me fjalët se do t’i publikojë disa foto në rrjetin social facebook.
Sipas policisë, ankuesja femër Kosovare/Shqiptare, dje në mesditë ka raportuar se është shtantazhuar nga i dyshuari mashkull se ai do t’i publikojë disa foto të saj në Facebook.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./