Arrestime masive në Kumanovë
Njësitet policore kanë zhvilluar një aksion të gjërë të arrestimeve në rajonin e Kumanovës.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për arrestimin e një numri të madh të personave të përfshirë në vepra kriminale, si tregti të paligjshme me lëndë narkotike, persona të përfshirë në biznesin e paligjshëm të fajdeve si dhe pastrim parash, transmeton INA.
Bëhet e ditur se ky grup ka vepruar edhe më parë, ndërsa së fundi ka pasur shtrirje më të gjërë. MPB bëri të ditur se gjatë ditës do të jap detaje lidhur me operacionin e planifikuar kohë më parë.