Kalo te lënda

Tribunali, pasojë e dështimit të institucioneve kosovare

tribunali-pasoj-euml-e-d-euml-shtimit-t-euml-institucioneve-kosovare_hdThemelimi i një Tribunali, që do të gjykonte pretendimet për krime të kryera në Kosovë në mes të viteve 1998-2000, është kryekëput dështim i institucioneve të Kosovës, kështu ka vlerësuar gazetari i Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi. Ai, bashkë me avokatin, Akil Koci dhe profesorin e shkencave politike, Anton Vukpalaj, kanë debatuar për këtë çështje në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Të tre janë pajtuar se krijimi i Tribunalit do të ishte goditje e rëndë për institucionet e Kosovës, kurse është parë si i panevojshëm krijimi i Tribunalit, teksa është thënë se gjykimin mund ta bëjnë edhe prokurorët e Kosovës, vetëm se për një gjë të tillë u duhet shtytje.

Kajtazi ka thënë se është e domosdoshme që pretendimeve të Dick Martyt tu jepet një kapak. Deri sa ajo mbetet e hapur mund të përdoret si shantazh për Kosovën.

“Kur pretendimet e Dick Martyt u patën botuar në ‘The Guardian’, unë mbaj mend dy deklarat të Hashim Thaçit, që për mua kanë qenë shqetësuese. E para, kur pati thënë se e di kush ka folur për një gjë të tillë, e cila më pas u konsiderua si kërcënim ndaj dëshmitarëve. Deklarata e dytë ishte ajo se do ta padisë gazetën, gjë e cila nuk ndodhi asnjëherë”, ka thënë Kajtazi.

“Tribunali nuk kufizohet vetëm në veshka, por edhe në trafikim me armë, naftë, kafe e cigare”, ka shtuar ai.

Avokati Akil Koci ka thënë se krimet e mundshme në Kosovë duhet gjykohen këtu.

“Kosova patjetër duhet të jetë pjesë e këtij procesi, kur kihet parasysh gjithë atë propagandë që e dimë që ekziston kundër luftës së UÇK-së”, ka thënë Koci.

Ai është i bindur se lufta me Serbinë nuk ka përfunduar me 12 qershor 1999, por prej atëherë vetëm ka ndryshuar trajektore.

Në Kosovë, ka thënë Koci, nuk ka asnjë dëshmitar të vrarë në lidhje me ngjarjet e viteve 1998-2000.

“Për Agim Zogajn është dëshmuar se është vetvrarë. Por, situata është ndryshe në Serbi”, ka thënë ai.

Profesori Anton Vukpalaj, ka thënë se roli i Tribunalit është pashmangshëm edhe politik. /Koha.net/

Lini një koment