Rreh për vdekje prostitutën shqiptare
Një vajzë me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur mbrëmë në një kontenier, në Bergamo të Italisë. Sipas medieve italiane, vajza, e cila punonte si prostitutë, është rrahur e torturuar me shkelma e grushte, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia italiane ka arrestuar shtetasin Isaia Skena, 37 vjeç, me profesion shofer kamioni, pasi dyshohet se është ai autori i ngjarjes.
Nga rindërtimi i ngjarjes paraprakisht nga ana e policisë, mendohet se 37-vjeçari e ka rrahur vajzën derisa ajo ka gjetur vdekjen, dhe më pas e ka hedhur në një kontenier në një shtëpi të braktisur, që ndodhej në një zonë të pabanueshme.
37-vjeçari Skena rezulton me precedent penal, pasi ka qenë i dënuar me tre vjet burg për vrasjen e një tjetër prostitute disa vite më parë. Shkaqet e vrasjes së vajzës shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ende nuk dihen, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.