Pensionistët: Po na mashtron Hashimi
Reagojnë pensionistët: Pensionet rriten 13.4 për qind jo 25 siç thotë Thaçi. Pas vendimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, që u zyrtarizzua dje për rritjen e pagave për shumë katëgori, Partia e Pensionistëve të Kosovës ka reaguar ndaj këtij vendimi duke e cilësuar këtë vendim si ‘sadaka’.
Këtë vendim të kryeministrit pensionistet e konsiderojnë si të padrejtë pasi që rritja e tyre nuk është bërë 25 përqind siç është thënë por vetëm 13.4 përqind. Që nënkupton rritjen për vetëm 15 euro.
Në reagimin e tyre ata thonë se “ Nëse lexohet me vëmendje ky vendim, shihet qartë se per pensionistët kontributpagues rritja nuk do të jetë 25 përqind, por vetëm 13.4 përqind, kështu qe rritja për ketë kategori të pensionistëve do të jetë vetëm 15 euro, sepse lartësia e pensionit bazë tani është 60 euro, kështu që 25 përqind në pensionin bazë del se në shumen absolute rritja do të jetë vetëm 15 euro, qe nënkupton se pensionistet kontributpagues pas kësaj rritje do t’i marrin 127 euro, e jo 140 euro. Kur te vihen ne raport shumat 127 euro, ndaj shumes 112 euro, del se rritja do të jetë vetëm 13.4 përqind, e jo 25 përqind”, kanë velërsuar ata.
Këtë rritje ata e kosniderojnë “sadaka”, poshtëruese, ofenduese, deskridituese, diskriminuese, të padrejtë, kështu që për Partinë e Pensionistëve të Kosovës kjo është papranueshëm për 36.015 pensionistë kontributpagues, shkruan Express.
Sipas tyre a është a është e drejte që rritja për të punësuarit në sektorin publik të jetë mesatarisht 73 euro, kurse ata që marrin pagë mujore prej 500 euro, 125 euro, ministrat 300 euro, deputetet 375 euro, edhe pse edhe këto kategori financohen prej te njëjtit burim – Buxhetit te Kosovës, sikurse edhe pensionistët, linearisht per vetem 15 euro ?