Kalo te lënda

NATO mbikëqyr Ukrainën nga qielli i Polonisë dhe Rumanisë

nato-mbik-euml-qyr-ukrain-euml-n-nga-qielli-i-polonis-euml-dhe-rumanis-euml_hdNATO ka marrë vendim që të nis aeroplan vëzhgues mbi Poloninë dhe Rumaninë, si pjesë e përpjekjeve të Aleancës Veriatlantike, për të monitoruar ngjarjet në Ukrainë.

Ambasadorët e NATO-s, gjatë takimit të sotëm, kanë miratuar propozimin e komandatit të lartë ushtarak nga forcat amerikane ajrore “Philip Bredlove”.

“Të gjithë avionët gjurmues do të vendosen mbi territorin e Aleancës”, tha një zyrtar i NATO-s, sipas tw cilit fluturimet do të rrisin ndërgjegjësimin e aleancës për situatën në atë vend.

Deri te ky vendim i NATO-s erdhi pasi Rusia po e forcon kontrollin e saj mbi Krimenë ukrainase, përpara mbajtjes së Referendumit, në mënyrë që gadishulli t’i bashkohet Rusisë.

Lini një koment