Kalo te lënda

Familjarizim në Komunën e Vushtrrisë

20140311205311744646Shtohet nepotizmi në Komunën e Vushtrrisë. Pak muaj pasi që e siguroi mandatin e tretë si kryetar i Vushtrrisë, Bajram Mulaku është kujdesur ta rehatojë nipin, duke e punësuar jo shumë larg zyrës së tij.

Në një konkurs publik që e ka shpallur kjo komunë, në mesin e 24 kandidatëve që kanë konkurruar për një pozitë, atë të zyrtarit në Drejtorinë e Kadastrit, e ka fituar garën djali i motrës së kryetarit Mulaku, raporton KTV.

Në këtë konkurs kishin aplikuar kandidatë me fakultet të kryer të niveleve bachelor dhe master, mirëpo në fund me pikë maksimale është vlerësuar Valon Maxhuni, i cili e ka të kryer vetëm shkollën e mesme.

Njëri nga kandidatët për këtë pozitë, Hysen Ahmeti, e akuzon kryetarin e komunës për nepotizëm, pasi sipas tij, në katër raste të konkurseve asnjëherë nuk ka arritur të punësohet.

KTV-ja ka provuar të flasë me kryetarin Mulaku, mirëpo ai nuk ka pranuar të përgjigjet pse u përzgjedh pikërisht nipi i tij, e jo kandidatët e tjerë. Zëdhënësi Bahri Bivolaku, duke mos dashur të hyjë shumë në detaje, tha se ka qenë rastësi që të jetë nipi i kryetarit.

Lini një koment