Brigada “Martirët Kinez” merr përgjegjësinë për flururimin MH370
Një grup që e quan vetën “Brigada e Martirëve Kinez” ka marrë përgjegjësinë për aeroplanin e Malaysia Airlines, i cili mbeti i humbur pas humbjes së kontaktit me kontrollet tokësore në 01:30 të shtunën në udhëtimin nga Kaula për në Beijing.
Të padëgjuar më parë, grupi dërgoi një deklaratë PDF gazetarëve të ndryshëm të Kinës me 9 Mars duke thënë “Ju vrisni një nga klani ynë, ne vrasim 100 si shpagim”.
Grupi pohon se motivi i rrëmbimit është për shkak të sulmit terrorist të pretenduar. E para është që të hakmerren kundër qeverisjes malajziane për “persekutimin mizor”, edhe pse nuk ka detaje tjera të siguruara.
E dyta është që të përgjigjet qeveria qeveria kineze për persekutimin e saj të minoritetit etnik Ujgur, i cili është fajësuar nga Pekini për një sulm terrorist në disa vite të fundit. Incidentet e fundit përfshijnë disa sulme të organizuara në stacionet e policisë në rajonin veriperëndimor të Kinës, Xinjiang Ujgur, një përplasje të një gjipi të mbushur me njerëz në sheshin Tinanamen të Pekinit, dhe plagosjen masive në kryeqytetin Kunming Yunnan këtë muaj që la të paktën 33 të vdekur.
Brigada e dëshmorëve kinez mohon të ketë qenë një orgnizatë terroriste dhe i referohet atyre që kanë kryer këtë sulm vullnetarë si “luftëtarë të lirisë”. Megjithatë grupi gjithashtu shprehu keqardhje në lidhje me vrasjen e të gjithë 239 njerëzve në aeroplanin Boeing 777 – si objektiv i tyre kryesorë ishin 153 shtetasit kinez në bord.
“ Ne do të dëshironim që 100% e njerëzve në fluturim të kishin qenë kinez”, thoshte deklarata, duke shtuar se familjet e viktimave duhet të kërkojnë kompenzim nga qeveritë Kineze dhe Malejziane.
Grupi më tej paralajmëroi se sulme të ngjashme do të kryhen njëri pas tjetrit, nëse qeveria kineze nuk pasqyron disa çështje të politikës mbarëkombëtare dhe të të drejtave të njeriut dhe të ndalojë shtypjen e pakicave etnike.
Shumica e organeve të mediave kineze kanë shprehur skepticizëm mbi deklaratën apo e hedhin atë plotësisht poshtë, duke sugjeruar se është e mundshme një mashtrim i bërë nga disa opurtunistë në kërkim për të ndezur tensione etnike.
Analistët thonë se besueshmëria e deklaratës është e dyshimtë pasi që grupi nuk nxjerri ndonjë hollësi për mënyrën se si u rrëzua aeroplani. Deklarata në formën PDF është dërguar gjithashtu në mënyrë të koduar Hushmail, i cili është një shërbim anonim dhe ndaj të cilit nuk mund ti kthehet mesazh prapa, e as të gjurmohet vendi nga u dërgua.
As qeveria kineze as ajo e Malejzisë nuk i janë përgjigjur deklaratës apo pretendimeve të saj.
Malaysia Airlines tha se nuk është përjashtuar asnjë mundësi, duke përfshirë terrorizmin, pasi u zbulua se dy prej pasagjerëve në bordin e fluturimit mbanin pasaporta të vjedhura.
Të dhënat tregojnë se të dy pasagjerët kishin rezervuar fluturimet e tyre sëbashku me kompaninë China Southern, e cila u po ndante informacione koduese me aeroplanin e rrëmbyer.Kjo ishte hera e parë që pasaportat janë përdorur prej se ishin vjedhur në Tajlandë në vitin 2012 dhe 2013, respektivisht.
Dy identitetet e tjera janë duke u kontrolluar nga autoritetet e Malejzisë dhe agjencioneve të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë FBI.Njëri prej tyre quhet Zhao numri i pasaportës së të cilit është i njëjtë me atë të një 37 vjeçari të Fuzhou-së me mbiemrin Yu. Yu u tha autoriteteve se pasaporta nuk është përdorur dhe mbetet e sigurt në shtëpi të tij, pasi ai ka bërë kërkesë për të në vitin 2007. Policia Fuzhou thanë se dyshojnë në numrin e pasaportës e cila mund të jetë shtypur gabim.
Ndërkohë, një avion vietnamez nga një ekip i kërkimit thuhet se ka mbeturina të dukshme nga zhdukja e aeroplanit në ujërat e gjirit të Tajlandës.Njoftimi u bë në faqen e internetit të Ministrisë së Informacionit Vietnamez dhe tha se objektet duket të jenë një fragment bishti i avionit dhe një derë e brendshme. Mbeturinat ishin gjetur në rajonin e afërt ku avionët e më parë dhe u dallua një tym i madh i naftës në mes të gjashtë dhe nëntë miljeve jashtë majave jugore të Vietnamit, të cilat besohet të jenë në përputhje me atë të avionit të rrëzuar.
Greg Brton, një profesor në Universitetin Monash të Australisë, tha për Sydney Morning Heral që sa herë që një avion modern zdhuket nga qielli, një bomnë gjithmonë është dyshimi i parë.
Gjërat do të bëhen më të qarta posa të gjinden mbeturinat, tha Barton. Por shtoi se nëse mbeturinat apo kutitë e zeza të të dhënave tregojnë për një shpërthim në ajër atëherë Pekini ka gjasa që të lidhë incidentin me seperatistët jugor.