Kalo te lënda

BE-ja frikësohet nga uria dhe varfëria

be-ja-frik-euml-sohet-nga-uria-dhe-varf-euml-ria_hdVazhdimi i krizës ekonomike disavjeçare ekonomike dukshëm e ka ndryshuar regjistrin e probleme të cilat më së shumti i shqetësojnë vendet e Bashkimit Evropian.Te banorët e vendeve të BE-së gjithnjë e më e pranishme është frika nga varfëria dhe uria.

Një hulumtim i Komisionit Evropian ka treguar se ndryshimet klimatike tashmë zënë vendin e tretë në listën e rreziqeve potenciale për botën, kurse primatin në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë zënë frika nga varfëria, uria dhe mungesa e ujit të pijes, si dhe frika nga përkeqësimi i gjendjes ekonomike.

Në raport me hulumtimin e vitit 2011 vetëm në Suedi dhe Francë (minus një për qind) është zvogëluar numri i qytetarëve të shqetësuar për shkak të urisë.

Qytetarët e Greqisë mbajnë rekordin për frikën nga uria dhe varfëria, ku 91 për qind e të anketuarve kanë shprehur këtë frikë.

Rritja e madhe e të shqetësuarve, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, është shënuar në 25 nga 28 vende anëtare të BE-së, kurse trende optimiste janë shënuar vetëm në Danimarkë, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Lini një koment