Kalo te lënda

Barnat e listës esenciale vazhdojnë të mungojnë

foto3O5GC7KUMungesa e barnave dhe materialit harxhues të listës esenciale tanimë është bërë problem shumë i shpeshtë për pacientët, mirëpo edhe për vetë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pacientët thonë se përveç barnave dhe materialit harxhues që po i blejnë vetë, tani duhet të paguajnë edhe për analiza.

“Po duhet të shkojmë privat ti bëjmë analizat, sepse këtu nuk po bëhen…”, shprehet një qytetar.
Zyrtarë të QKUK-së, e pranojnë se ka mungesë të theksuar të barnave, madje qendra emergjente, salla e anestezionit dhe salla e lindjes ka bërë kërkesë emergjente për blerje të barnave, sepse kontratat me kompanitë furnizuese i ka Ministria e Shëndetësisë dhe kjo po e vonon procesin e furnizimit me barna, raporton RTK.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK – së tha se prej këtij viti menaxhimi i barnave ka kaluar të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, mirëpo kontratat me kompanitë furnizuese po i bënë Ministria e Shëndetësisë, “po ashtu ne kemi pas në procedur disa tender për furnizimi me barna emergjent, të cilët jan ënë përfundim, d.m.th bëhët fjal për furnizim më të mirë për emergjencën, anesezionin, sallat e lindjes dhe sallat e operacionit”.
Shpend Fazliu thotë se buxheti i  transferuar nga Ministria e Shëndetësisë për disa muaj është 11 milionë euro, e sipas tyre, me këtë shumë mund të sigurohen vetëm 50% të kërkesave.

Lini një koment