Kalo te lënda

Arrestimet për terrorizëm, Besimtari: Po kërkohet të njolloset feja islame

fotoPas arrestimit të dy imamëve dhe pesë personave të tjerë, nën akuzën e terrorizmit, kanë reaguar disa besimtarë myslimanë. Ata i kanë cilësuar akuzat e ngritura nga policia si false dhe se tregojnë luftën e krijuar ndaj besimtarëve myslimanë.

“Policët ishin me këpucë me çizme dhe hynë në tapetin e xhamisë. Imagjinoni, aty është vendi ku falen njerëzit. Ne kishim dëgjuar nëpër lajme se ndodhin gjëra të tilla, por nuk e besonim se do të na ndodhte neve diçka e tillë. Ju jeni njerëz në radhë të parë, ata do bëjnë detyrën, por kjo është xhami.
U thashë, policëve. Ju nuk duhet të dhunoni institucionet fetare, por duhen respektuar normat njerëzore më të thjeshta. Ata kërkonin për armë dhe tritol. E besoni që mund të ketë në xhami një gjë të tillë? Akuzat janë akuza dhe çfarë ndodhi sot, ka vetëm një përgjigje. Kërkohet të njolloset feja islame me akuza për terrorizëm. Çfarë terrorizmi kemi bërë flisni?”, është shprehur për mediat një prej besimtarëve.

Sipas tij ata janë penguar nga policia të falen në xhami, transmeton gazeta SHQIP.

“Jemi penguar të falim Namazin dhe kemi filmime që tregojnë që besimtarët janë falur në rrugë sepse janë penguar. Kjo sepse kishte mandat nga gjykata të pengohen besimtarët të futen në xhami”, ka pretenduar ai. /Indeksonline/

Lini një koment