Kalo te lënda

Vllasi: Dialogu duhet të mbyllet

403x302168903vllAzem Vllasi thotë se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve. Sipas tij, bisedimet në nivel kryeministrash duhet përmbyllur.

“Procesi i dialogut në nivel të kryeministrave duhet të mbyllet, sepse nëse vazhdohet ajo do të rrëshqasë në një proces të pafund, ku do të hapen apetitet e Serbisë për t’u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës”, ka thënë Vllasi për “lajmi.net”.

 

Vllasi mendon se dialogu duhet të kalojë në nivel të ekspertëve, përpara se të rrëshqasë në një proces të pafund. “Si për çështjen e gjykatave, si për çështjet tjera, 90 %, kanë mbetur tema të bisedimeve në nivel të ekspertëve, eventualisht nga pala jonë në nivel të zëvendëskryeministres, që t’i vazhdojë dhe të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të deritanishme”, është shprehur Vllasi.

 

Lini një koment