Kalo te lënda

Topalli: Dështuat në vendosjen e sigurisë

fotoKryeministri, Edi Rama është thirrur sot në interpelancën e parë, të kërkuar nga Jozefina Topalli lidhur me sigurinë dhe rendin. Ish-kryetarja e Kuvendit u shpreh se ka kërkuar një gjë të tillë nisur nga raste e shpërthimit me tritol dhe akuzoi qeverinë se ka dështuar në vendosjen e rendit dhe garantimin e sigurisë.

“A mund ta masësh me përqindje suksesin për vrasjet, po kur fëmija vritet në shkollë, a mendoni për nënën e fëmijës? A mund të thoni në këtë pasiguri se nuk keni asnjë dështim, në një kohë kur shoqëria është e kërcënuar nga revanshi i drogës, krimit dhe mafies. A nuk ishit ju zoti Kryeministër që sollët modelin e tritolit, kur kryenit shpërthime me C4”, u shpreh Topalli.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se, opozitën se po luan në mënyrë makabër me shifrat e kriminalitetit, duke shtrembëruar faktet. Duke krahasuar periudhën e mes shtatorit 2013 – fund shkurtit 2014, me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bazuar në shifrat zyrtare, Rama tha se “kemi ulur me një të tretën numrin e vrasjeve dhe të viktimave”. Kryeministri tha se ndërsa opozita po bën politikën e krimit.

“E latë policinë me mbi 70% të trupës me arsim të mesëm, shifër marramendëse që nuk gjendet as e përafërt në rajon dhe Evropë. Policia e Shtetit për ju ishte shumë më tepër një mundësi për asistencë sociale për të papunët e pashkolluar, se sa forca e shtetit në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike”, tha Rama.

Kryeministri tha se, “sulmi i opozitës ndaj policisë së shtetit, nëpërmjet dizinformimit, është një sipërmarrje për prishjen e imazhit të policisë dhe qeverisë shqiptare në Evropë dhe botë”. “Kjo sjellje nuk dëmton qeverinë, çka është dhe qëllimi i opozitës, por dëmton vendin dhe vet opozitën”.

Akuzës së opozitës për shkarkime dhe emërime të kundërligjshme në radhët e policisë, kreu i qeverisë iu përgjigj: “Po propagandoni në Evropë sikur po largohen dhe emërohen padrejtësisht mijëra punonjës në radhët e policisë, por faktet dhe shifrat flasin ndryshe. Nga mesi i shtatorit 2013 deri në fund të shkurti 2014, janë liruar 378 punonjës policia, në një kohë kur nga shtatori 2005 deri në 2006, kur morët qeverinë, ju larguat nga policia 1003 punonjës policie. Në kohen e  drejtimit tuaj, larguat nga radhët e policisë 3188 punonjës, pa llogaritur katrahurën e lëvizjeve brenda përbrenda strukturës, ku vetëm nga viti 2010- 2013, u lëvizën 9 866 punonjës”.

Lini një koment