Shteti pa bankë vendëse
Kosova ende nuk ka bankë vendore. Iniciativa për hapjen e saj ka pasur nga njerëz të ndryshëm, por ende nuk kanë arritur qëllimet e tyre.
Një përpjekje të tillë është duke e bërë tani e tri vjet edhe ekonomisti Milazim Abazi bashkë më dhjetë aksionarë.
Mirëpo, nga viti 2011 e deri tani Abazi nuk ka arritur të marrë licencës për të nisur punën banka vendore “Ulpiana”.
Ai dyshon se licencën s’po ja jep qëllimisht Banka Qendrore e Kosovës. Bile sipas tij ky institucion po injoron çdo kërkesë vendore për të hapur bankë.
Me këtë version të Abazit nuk pajtohen assesi në BQK. Ata thonë se kërkesa për licencim të Bankës “Ulpiana”është refuzuar për arsye se nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara me kornizën ligjore dhe rregullativën në fuqi për licencim të bankave.