SHBA: Homazhe te varret e dëshmorëve të UÇK-së, tre vëllezërve Bytyqi
Ceremonia u zhvillua në Yonkers, aty ku për herë të parë u nis Batalioni Atlantiku për në Kosovë. Kjo veprimtari tani do të bëhet e përvitshme dhe do t’i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e UÇK-së”.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës dhe Shoqata e veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së organizuan, të dielën, homazhe tek varret e tre dëshmorëve: vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet ushtarë të Batalionit Atlantiku.

Homazhi ishte në kuadrin e veprimtarive që u mbajtën me këtë rast në Kosovë, me 5, 6 dhe 7 mars, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Me këtë rast, Ambasadori Sejdiu, kryetari i shoqatës Atlantiku, bashkëluftëtarët e tre të rënëve dhe familja Bytyqi vendosën kurora me lule të freskta pranë varreve të tyre.
Në këtë pelegrinazh të përvitshëm, në emër të ushtarëve shqiptarë, që shkuan për të luftuar për çlirimin e Kosovës, përshëndeti, ish komandanti i UÇK-së, kryetari i shoqatës Atlantiku Gani Shehu; në emër të qeverisë së Kosovës, përshëndeti Ambasador Sejdiu; kurse në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi i cili falenderoi në emër të familjes. Në këtë veprimtari, mori pjesë edhe Konsulli i Kosovës, Korab Mushkolaj. Me këtë rast folën edhe disa lider të komunitetit u lexuan edhe disa poezi kushtuar tre dëshmorve Bytyçi si dhe nga Konsullata e Republikës së Kosovës, u shtrua drekë për veteranët e batalionit Atalantiku dhe familjen e deshmoreve .
Ceremonia u zhvillua në Yonkers, aty ku për herë të parë u nis Batalioni Atlantiku për në Kosovë. Kjo veprimtari tani do të bëhet e përvitshme dhe do t’i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e UÇK-së”.