Kalo te lënda

Reshje të lehta bore në Prishtinë

foto0JS7QKY5Reshje të lehta bore kanë nisur mëngjesin e së hënës në kryeqytet. Me fluska të mëdha, por me intensitet të ulët ajo po bien mbi kryeqytet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për fillimin e javës ka parashikuar mot të vranët, me riga të lehta shiu, por nuk ka përjashtuar reshje të dobëta bore.

Për sot, temperatura minimale do të luhatet nga 1 deri në 2 gradë celcius, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 7 gradë celsius.

Reshjet e shiut të ditëve të fundit e kanë ngritur nivelin e ujit në liqenin e Batllavës për rreth 5 centimetra. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka parashikuar reshje edhe për vazhdimin e muajit mars, si dhe për muajin prill.

Reshjet atmosferike kanë munguar në kryeqytet në dy muajt e parë të vitit, por erdhën tash, jo më shumë se dy muaj para stinës së pranverës

Lini një koment