Reagon Geci: Kurrë s’kam qenë e as nuk do të jem me komunistët e LPK-së e LKJ-së FOTO
Gani Geci demanton publikimin e një foto ku shkruhet emri i tij se ka qenë në ushtrime stervitore ushtarake ne Tiranë me një grup luftëtarësh. Geci reagim kundër atyre qe emrin tim e kanë perzi me komunistët e LPK-së, sepse kurrë në jetë s’kam qenë me ta, e as me komunistët e LKJ-së. S’kam qenë e as nuk do të jem kurrë pjesë e këtyre grupeve komuniste e marksiste leniniste.
Kam qenë dhe jam në shërbim të atdheut e të kombit tim. Këtë e kemi dëshmuar me luftën dhe gjakun tonë, brez pas brezi. Reagimi i plotë: “Unë Gani Geci asniher nuk kam than qe kam qen ne Ushtrime ushtarake ne Shqiperi dhe ne asnji shkrim timin nuk mund te gjeni qe kam then se une kam qen ne ne ushtrime ne Shqiperi.
Me shum pergjegjsi mund te them se 30 . 12. 1991 kam shku ne ndihm Komandantit Adem Jashari dhe qe nga ajo dit kurr pushken prej dore se kam leshu. E them me pergjegjsi te plot se aksionin e par kunder forcave Serrbe ne Kosov e kam kry me 07 korrik 1992 e me urdherin e Komandantit Legjendar Adem Jashari e disa qe duken ne ket foto kan ik ne perendim dhe kurr sjan kthy ne Kosov ,po i tregoj edhe Islam Visokes apo kti gazetarit te porositur per ta permend emrin tim me kta komunistat e LPK-es edhe kujtedo tjeter se veprimtaria per atdhe matet me vepr e jo me syreta e me fjal .
Une vetem atyre qe kan ren per Liri i perkulem ndersa ktyre qe jan gjall kurr zanin as pushken nuk ua pasna ni. Skeni pas nevoj me cek emrin tim fare me kta emrat e LPK -es (UÇK-es se Zvicrres )qe i keni permend sepse une kurr LPK – e as LKJ – skam qen , bile fal meje tash ju po guxoni edhe kto fotografi me i publiku se qe 16 vjet sjkeni kuxu me tregu kurr kto fotografi, megjithat une ju pergzoj per guximin .
Po ma kujtoni at kangen e (Mujes e Halilit kur Halili i pshton prej Pavlit e ju del perpara shokve e i thot Talit hajde mixha Tak mashalla ja ban kurfar ndihme leshi s’tpaska dhan pse strus bothen ne shpitane ja ban).
Edhe ju ku keni qen deri tash qe kurfar ndihme kjo foto sju paska dhan . E tash pas 16 vjete me publiku kto foto qe keni qen ne Ushtrime ne Shqiperi e me an te ksaj foto me u mundu me pordhunu ata qe per emrin e juaj jan vra e plagu kjo zdon koment. megjithat ma mir von se kurr. Une problemet ma te mdhaja i kam pas kur haptas tregoja per ju qe keni qen ne Ushtrime ne Shqiperi para komunistave te LPK-es
Besoj qe e dini se komandant i imi ka qe Adem Jashari dhe komandant Suprem Ibrahim Rugova. Por askuj si ndihmojn fotografit as mu as ju , secilit i ndihmon vepra Asgje nuk po ju ndihmojn as ktyne komandatave te Zvicrres as gjirimet me kamera gjat Lufte sen spo ju ndihmojn as fotografit qe kanë ba qindra ,e as juve se besoj qe mund te ju ndihmon fotoja.
Puna ju tregon edhe ktyre edhe juve edhe mua edhe secilit kush ka qen dhe qka ka veprue . Nuk esht Kosova aq e madhe qe mos me u degjua per vepren e ndokuj. Une kurr nuk kam ba fotografi me Adem Jasharin edhe pse kam kryer aksione me urdherin e ti dhe kam nej me ta ma shum se te gjith ata qe tani lavdohen me fotografi .Skam fotografi as me Sali Qekun edhe pse e kam takua qindra her. Ndersa Zahir Pajazitin kurr ne jetë se kam taku. I kam mbrojt Institucionet e Republikes se Kosoves dhe hirarkin Institucionale Presidentin dhe Kryministri po une skam mujt me dit qe Bujar Bumoshi bahet me kta .
Dikush qe tash po mburret me ket fotografi dikur ska guxu me permen emrin Institucion e as President ose nese e ka permend e ka permend vetmeveti ose tinez ne shtepi. Kerkoj nga autori i kti shkrimi qe te ma hek emrin tim nga ky shkrim me kta komunistat e LPK-es sepse as ne gjenet nuk du me shku me kta edhe ai qe e ka permend emrin tim mir e din kete.
E tash hiq marak nuk pom jet me kam ne ket fotigrafi me ju disa qe jeni gjall sepse tutzat thon se kan as dyjan e as ahiretin. Ne vitin 1991 deshiroja te isha po ne veren e vitit 1991 isha ne Zvicer per disa muaj ne kohen kur ju shkuat ne Ushtrime Sepse Adem Derguti kryetari i forumit Rinor te LDK-es ishte ne ushtrime ne Grupin e dyt dhe po te isha ne Kosov edhe une do isha m ta .
Leni fotografit se me pas kan aq te fort qysh po pretendoni kta komunistat e LPK-es nuk i kishit lan me u forcu , por as emrin skeni guxu me ua permen , mos harroni : ” Reja kurr nuk po i vrajke fshisat “e as “Luanet s’po i hangshin kemat”. Eshtë shum interesant se komunistat e LPK-es me përzien me komunistat e LKJ-es me ma perly vepren dhe angazhimin tim. E kta komunistat e LKJ-es e te Rrahman Morines mundohen me më perzi me Komunistat e LPK -es . JO JO UNE JAM KAN E JAM ANTI-KOMUNIST”, thekson Gani Geci ne reagimin e tij, ndaj fotos se publikuar te disa uniformave të UÇK-së në Tiranë, ku permendet edhe emri i luftëtarit Geci./standardi.info

Teksti dhe fotoja: 52 luftëtarët e parë të Republikës së Kosovës, me uniforma ushtarake të stërvitur në Shqipëri
Ky është një tog i gjeneratës së parë që ushtruan në Shqipëri në vitin 1991, me uniformën e ushtrisë Shqiptare, e që shihet nga kapelat të cilat ishin me yll, sqaron Islam Visoka, njëri prej 52 pjësmarrësve në ushtrimet e nisura në vitin 1991 nga Republika e Kosovës.
Pjesë e grupit të parë ishte edhe kreyheroi Sali Çekaj dhe heroi Zahir Pajaziti, ndërsa pjesë e grupit të dytë do të jetë edhe Adem Jashari.
Në këtë gjeneratë ishin edhe këta persona që nuk gjenden më në mesin tonë dhe me luftën e tyre fituan pavdekësinë si: Sali Çekaj (kryeheroi i luftës së fundit, i cili u vra në Betejën e lavdishme të Koshares), Zahir Pajaziti ( komandanti i parë i operatives dhe themelues i UÇK-së, i vrarë në një pritë së bashku me Hakif Zejnullahin e Edmond HOXHËN), Ahmet Hoxha, i cili ishte edhe si komandant i dy togjeve të gjeneratës së parë (i vrarë në burgun e Dubravës gjatë bombardimeve nga forcat serbe), Xhevat Qerimi nga Pozharani, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, i cili e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni në vitin ‘93”, thotë Islami.
Po ashtu pjesë e këtij togu, kujton Visoka ishte edhe Arsim Hamiti, i i cili vdiq vitin e kaluar, e që ishte një veprimtar dhe patriot i madh, i cili në Shqipëri kishte shkuar në stërvitje ushtarake së bashku me Zahir PAJAZITIN. “Vlen të theksohet se ai ishte njëri prej më të vlerësuarve nga personeli akademik i ushtrisë Shqiptare”, thotë Visoka.
Ai po ashtu ua tërheq vëmendjen të gjithë opinionit, që të mos e marrin mundin ta kërkojnë kryeministrin Thaçi në atë foto, apo Xhavit Halitin, e Azem Sylën, Ramush Haradinajn e fatmir Limajn etj. “Të nderuar miq mos u lodhni se këtu nuk do ti gjeni as Hashim Thaçin, as Xhavit Halitin, Azem SYLEN, Ramush HARADINAJN, Fatmir Limajn po as Rexhep Selimin e Gani Gecin e Kadri Veselin, po asnjë tjetër që është sot në qeveri se nuk ishin pjesë e organizimit”, thotë Visoka. /Shqiptari.eu