Kalo te lënda

Prostitucioni, rritet numri i femrave vendore

403x302169089largea_trafiku-femrave1394489626Trafikantët e prostitucionit kanë ndryshuar strategji,pasi shumica e vajzave të trafikuara tani në Kosovë, janë vendase dhe shumë pak vajza të huaja, të cilat vite më para dominonin statistikat e policisë.

Sipas Policisë,në vitin 2012 ka pasur 29 raste të viktimave vendase të trafikuara,ndërsa në 2013 ishin 44 vajza vendase të trafikuara. Këtë vit, vetëm gjatë janarit janë 49 raste që po hetohen. Të dhënat e Policisë po ashtu tregojnë se ka ulje të numrit të trafikimit të vajzave me kombësi të huaj, që më parë ishte në nivel më të lartë dhe dominonin statistikat e policisë.
Viktimat më të shpeshta të trafikimit janë vajzat e mitura, e të cilat kanë kombësi shqiptare numri i të cilave është në rritje dhe konfirmohet edhe nga kapiteni Ramadan Ahmeti, shef i sektorit qendror të hetimeve për trafikimin me qenie njerëzore.
Përfaqësuesja e UNDP-së në tryezën `Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë dhe sfidat në ri-integrimin e viktimave`, tha se rastet më të shpeshta të trafikimit të vajzave kosovare, vinë nga familjet jo stabile dhe të varfra.
” Rastet e trafikimit në Kosove jane raste kryesisht të ndërlidhura ato të trafikimit seskual, të cilat janë kryesisht vajza nga familje jo shumë stabile, mirëpo aresyeja kryesore është varferia në përgjithësi”,tha Vesa Rezniqi, përfaqësuese e UNDP.

Lini një koment