Kalo te lënda

Pagat rritën 25 për qind, nga 1 prilli

403x302169015foto_(19)Ashtu siç kishte premtuar, kryeministri Hashim Thaçi të hënën e ka zyrtarizuar vendimin për rritjen e pagave.
Mirëpo, për dallim prej vendimit fillestar ku pagat do të rriteshin për 82 mijë të punësuar në institucionet shtetërore, Thaçi sot tha se pagat do të rritën me 25 për qind nga paga bazë për 214 mijë familje/të punësuar.
Këtu hyjnë edhe pensionistët social, ata kontributdhënës, pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës, mjekët, zjarrfikësit, shërbyesit civilë, etj.
Rritje prej 50 përqind do të përfitojnë vetëm minatorët e Trepçës, transmeton ORAinfo.
Pagat me rritje do të merren në muajin maj. Së shpejti i sjellin detajet tjera.

Lini një koment