Kalo te lënda

Në Shkodër mësohet serbisht

fotoQSJQH2DQPara një jave në lokalet e shoqatës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” në Shkodër ka filluar mësimi i gjuhës serbe nga fëmijë shqiptarë, shkruan “V.Novosti” i Beogradit. Para një jave në lokalet e shoqatës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” në Shkodër ka filluar mësimi i gjuhës serbe nga fëmijë shqiptarë, shkruan “V.Novosti” i Beogradit.

Sipas kësaj gazete fëmijët do të mësojnë sipas programeve që zbatohen në klasët e fillores në shkollat e Serbisë. “Novosti” pohon se janë paraqitur 60 nxënës. Në Shqipëri 28 shkurti është vendosur si dita e gjuhës serbe, e shpallur qysh më 2008. Qysh atëherë mbi 600 fëmijë kanë mësuar të flasin serbisht dhe të shkruajnë me alfabetin cirilik.

“E dimë sa kanë hequr serbët në kohën e Mbretit Zog dhe pastaj të Enver Hoxhës. Gjuha serbe ishte e ndaluar për kohë të gjatë… “, shkruan “Novosti” i Beogradit. Sipas saj, shkolla do të mbështetet financiarisht nga Zyra për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, Mitropolia malazeze-bregdetare dhe shoqata “Moraça-Rozafa”.

“jam krenar që jam pjesë e kësaj familjeje e cila din çfarë bën dhe çfarë duhet të bëjë. Ia kemi dalë të ngjallim ndërgjegjen kombëtare të serbëve në Shqipëri, që nuk ishte një punë e lehtë. Për fat, atë kohë i kemi lënë pas”, citon “Novosti” Svetozar Qirkoviq, profesorin e tyre, i cili vite më parë kishte mbetur pa punë në Mal të Zi meqë kishte këmbëngulur se në Mal të Zi mund të ketë vetëm gjuhë serbe.

Lini një koment