Kosovën mund ta zhvillojë vetëm diaspora
Shteti i Kosovës mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga shqiptarët që kanë krijuar kapital jashtë vendit. Kështu konsideron Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve të Diasporës.
Në një intervistë për Tribunën ai ka folur për nevojën urgjente që shteti t’u krijojë masa lehtësuese afaristëve shqiptarë nga diaspora që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.
Sipas tij, deri tani është bërë fare pak për t’i inkurajuar afaristët nga diaspora për të investuar. Duke folur për nismën e Ministrisë së Diasporës për rrjetëzimin e gjithë afaristëve shqiptarë në botë, Dedushaj ka thënë se gjatë një viti punë ka takuar qindra afaristë milionerë shqiptarë, dhe sipas tij, të gjithë janë të interesuar të investojnë në Kosovë, nëse shteti u krijon lehtësira dhe siguri.