Kalo te lënda

Hoti: Punëtorëve u rritet paga 60-70 euro, ministrave e deputetëve 300-350 euro

hoti-pun-euml-tor-euml-ve-u-rritet-paga-60-70-euro-ministrave-e-deputet-euml-ve-300-350-euro_hdAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti , ka thënë se rritja e pagave prej 25 për qind është e pamjaftueshme, duke sugjeruar se rritja e pagave për punëtorët në sektorin publik duhet të jetë lineare, për të gjithë njësoj, e jo në përqindje.

“Për rreth 70% të punëtorëve në sektorin publik që marrin më pak se 290 euro, rritja do të jetë 60-70 euro. Ndërkaq, ata që kanë pagë 500 euro, rritja do të jetë 125 euro, ministrat do të marrin plus 300 euro, deputetët 375 euro e kështu me radhë”, shkruan Hoti në Facebook.

“Rritja e pagave po ndodh vetëm në kohë zgjedhjesh. Kështu ndodhi në vitin 2010 dhe kështu po ndodh tash më 2014. Rritja e pagave prej 25% është e pamjaftueshme. Në tri vitet e fundit, inflacioni ka qenë në kumulativ 13%, duke ulur për kaq vlerën reale të pagave apo sasinë e mallrave që mund të blihet. Si rezultat i inflacionit, kjo rritje nominale prej 25% është rritje reale vetëm 12%. Për të qenë rritja reale e pagave prej 25%, rritja do të duhej të ishte 38%”, shkruan Hoti.

“Ne mendojmë se kjo qasje është e paqëndrueshme. Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK, pagat do të rriten në baza vjetore, bazuar në inflacionin vjetor dhe në rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet vlera reale e pagave”.

“Rritja e pagave për punëtorët në sektorin publik duhet të jetë lineare, për të gjithë njësoj, e jo në përqindje. Kjo për arsye se përfitimet janë jo-proporcionale. Për rreth 70% të punëtorëve në sektorin publik që marrin më pak se 290 euro, rritja do të jetë 60-70 euro. Ndërkat, ata që kanë pagë 500 euro, rritja do të jetë 125 euro, ministrat do të marrin plus 300 euro, deputetët 375 euro e kështu me radhë”.

“Mbi të gjitha, nga para publike duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët e jo vetëm 82 mijë të punësuar në sektorin publik. Kështu që, duhet të rriten edhe ndihmat sociale për rreth 150 mijë banorë që jetojnë në varfëri, pensionet bazë, përfitimet për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Duhet të shihet mundësitë që të përfitojnë edhe 300 mijë të papunë që kanë humbur shpresat që do të gjejnë punë”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Lini një koment