Kalo te lënda

Gripi i Derrit, 10 raste të dyshuara

fotoVetëm gjatë vikendit, në spitalin Infektiv, në  Qendrën Klinike Univesitare, janë paraqitur dhjetë raste të reja të dyshuar për virusin AH1N1.

Infektologu  Izet Sadiku, ka treguar se dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë, ku sipas simptomeve të tyre, dyshohet të jenë prekur nga gripi i derrave.

“Në vikend janë paraqitur 10 raste të reja. Pesë prej tyre janë raste të rënda, ndërkaq të tjerët janë stabil. Besoj se nesër do të marim rezultatet e sakta nëse këto raste janë të prekur nga virusi AH1N1”, ka thënë Sadiku për Indeksonline.

Analizat për këtë virus janë bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ndërkaq mësohet se klinika ku po trajtohen pacientët ka terapi të mjaftueshme.

Sipas tij, qendra infektive, ka terapi të mjaftueshme për kurimin e këtij gripi.

“Po, qëndrojmë mirë edhe me terapi”, ka shtuar Sadiku./Indeksonline/

Lini një koment