Kalo te lënda

Arrestohet në Kakavijë, Shemsie Kadria, po ikte drejt Greqisë

403x302168995shemsieAjo akuzohet për mashtrime në shuma të mëdha.  Shemsie Kadria ishte shpallur në kërkim nga Krimi Ekonomik në Tiranë në bazë të një urdhërndalimi të Prokurorisë për akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha. Urdhër ndalimi mban datën 23 mars 2013

Shemsie Kadria u la e lirë me amnistinë e vitit 2007. Vjet ajo ishte në proces gjyqësor pasi u akuzua për  mashtrimin e 3 personave, të cilëve u kishte marrë shumë të konsiderueshme parash duke ju premtuar apartamente. Prokuroria kërkoi dënimin me 17 vjet por gjykata e shpalli të pafajshme./standardi.info

Lini një koment