Kalo te lënda

Aliu: “Pandora” në listën e objekteve për rrënim

aliu-ldquo-pandora-rdquo-n-euml-list-euml-n-e-objekteve-p-euml-r-rr-euml-nim_hdDrejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka treguar se si funksionon “mafia e ndërtimeve në kryeqytet”, në emisionin “Puls” të KTV-s, ku ka bërë publike shumë keqpërdorime në këtë drejtori. Duke folur për objektin shumëkatësh “Pandora” në Arbëri, Aliu tha se ai objekt nuk ka mundësi për t’u pajisur me leje dhe mund të rrënohet.

Në pyetjen e udhëheqësit të emisionit, se si është gjetur kjo drejtoria e Urbanizmit, Liburn Aliu është përgjigjur se “kur kam filluar punën në këtë pozitë kam gjetur një arkiv të urbanizmit totalisht të çrregulluar ku ka qenë vështirë ta gjesh një dokumente brenda saj”.

“Gjëja më interesante është se gjatë shikimit të dokumentacionit kam vërejtur se s’kemi versione zyrtare te planeve rregulluese. Ka ndryshime të këtyre planeve por nuk ekziston asnjë plan zyrtar”, ka thënë ai .

“Në këtë drejtori është krijuar mjegull e qëllimshme qytetarëve u është bërë padrejtësi e thellë ,planet rregulluese u janë përshtat njerëzve të fortë dhe qytetarët e rëndomtë kanë pësuar duke i bllokuar, pra dikush është pasuruar e dikush është varfëruar, sepse dikujt nuk i është dhënë mundësia të ketë leje ndërtimi”.

Duke rikujtuar se pronari i objektit shumëkatësh Pandora në Arbëri nuk është Daut Haradinaj, dhe se ajo nuk ka leje, udhëheqësi i emisionit e pyeti Aliun: A do ta rrënoni pasi është objekt pa leje?

“Objekti i quajtur ‘Pandora’ në Arbëri (Dragodan) nuk ka leje ka leje ndërtimi, ka vetëm për dy kate dhe atë vetëm për banim. Ky objekt është pa leje. Në rastin e objektit ‘Pandora’ nuk ka mundësi për t’u pajisur me leje. Realisht ky objekt nuk mund të legalizohet dhe herët a vonë do të hyjë në listën e objekteve për rrënim. Pronarët mund të aplikojnë për legalizim, por nuk besoj që ka mundësi ligjore te jepet leja”, u përgjigj Liburn Aliu.

Duke folur për mafinë e ndërtimit në Prishtinë, Alui tha se kur flet për krim të organizuar në ndërtime nënkuptojmë një zinxhir të shkeljeve sistematike nga kompanitë ndërtuese janë toleruar, në të gjitha sferat shkelje.

“Pra, pas një lidhje zinxhir mes të institucionit ,ndërtimit dhe profitit në ndërtim me linjat në kuadër të institucioneve. Ekziston lidhja zinxhir e ndërtimit mes institucionit si p.sh, plani zhvillimor komunal i përshtatet dikujt e dikujt jo ,si janë toleruar ato planet rregulluese që u janë përshtat profitit dhe përbën dyshim për krim te organizuar . Problem tjetër është se inxhinierët dhe arkitektët e kanë humb etiken. Nuk është faji vetëm i kompanive ndërtuese por është faji edhe tek arkitektet sepse kanë ndërmjetësuar përmes lidhjeve informale mes zyrtarit në komunë dhe palëve”.

“Shumë lagje si p. sh. te lagja e spitalit, banorët janë izoluar sepse janë njerëz të varfër dhe nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë. Në Matin 1 është bërë përshtatja e planeve rregulluese biznesmenëve po ashtu edhe në lagjet tjera siç janë: Dodona, Tophane , Arbëria, e gjithkund tjetër në Prishtinë. Unë gjatë punës nuk kam vërejtur se nuk ka dallime partiake në ndërtimet pra, për dhënien e lejeve këto biznese janë të përbashkëta pra ka edhe politikanët të involvuar në forma të ndryshme”, tha ai. Aliu ka pranuar se e ka lëshuar vetëm një leje ndërtimi. Ai ka treguar se janë edhe 27 aplikime që presin përgjigje, kam krijuar komision për të trajtuar çdo aplikim nëse janë brenda kritereve ato do të marrin përgjigje pozitive por aty ku janë jashtë planit unë nuk do lëshojë leje.

Shefi i Drejtorisë së Urbanizmit ka treguar se policia kërkuar shumë lëndë për shkelje që janë në ndërtimtari, ndërsa shkeljet më të rënda i ka klasifikuar daljet nga vijat ndërtimor, mosrespektimi i distancave, shkeljet në etazhitet etj.

Liburn Aliu ka thënë se objekti “Beni Dona”, shumëkatëshja në Ulpianë, ka leje, por nuk e di saktë se si është dhënë leja dhe se do të merret edhe me të.

Ai ka folur edhe për çështje ndërtimore në kryeqytet. /Koha.net/

Lini një koment