Adem Demaçi: Kosovës i duhet koalicioni PDK- LDK
Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, mendon se një koalicion eventual pas zgjedhor në mes të dy partive të mëdha, PDK-së dhe LDK-së, do të ishte në favor të stabilitetit të Kosovës.
“Paralajmërimi që Partia Demokratike është e gatshme të hyjë në një koalicion me LDK-në i forcon edhe më shumë pozitat e PDK-së, sepse këto janë dy partitë më të mëdha që kanë sisteme dhe kanë traditën. Nuk besoj se do të ketë tronditje të mëdha as të PDK-së e as të LDK-së, sepse të dyja kanë paralajmëruar që eventualisht mund të hyjnë në koalicion, sepse kjo është në favor të stabilitetit të Kosovës”, ka thënë Demaçi, transmeton IllyriaPress.