Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vriten tre motra 3,10 dhe 12 vjeç
Një tragjedi ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali në një familje Shqiptare. Tre fëmijë, 3,10 dhe 12 vjeç u gjetën të vrara me thika, bën të ditur media italiane. Nëna, me origjinë Shqiptare, u gjet e plagosur nga punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe gjendet në spital në gjendje të rëndë.
(e plotesuar)
Siç raporton media italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Policia ka sekuestruar si provë edhe një thikë të madhe kuzhine, që mendohet se është arma e krimit.
Gjithashtu mësohet se një person, i afërm i familjes është shoqëruar për në polici për tu pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Policia italiane ka rindërtuar skenën e krimit horror. Sipas tyre, 37-vjeçarja shqiptare ka vrarë fillimisht tre vajzat e saj mëngjesin e së dielës. Më pas ajo ka tentuar që të vrasë veten gjë që nuk e ka arritur plotësisht, por ajo ndodhet në gjendje të rëndë.
Kjo tragjedi e “varfërisë”, ka ndodhur në banesën e shqiptares në Bergamo në periferi të Leços. Gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti dhe jetonte me tre vajzat e saj të mitura në varfëri ekstreme dhe familjen e ndihmonte Caritasi lokal. Për vajzat e mitura nuk ka pasur asnjë gjë për të bërë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që janë duke bërë hetimet.
Media italiane ka raportime kontradiktore për momentin. Disa gazeta raportojnë se është nëna me origjinë Shqiptare që ka kryer krimin duke vrarë vajzat dhe duke tentuar të vrasë veten në shtëpinë e tij në Bergamo. Sipas Corriere, nëna qe e divorcuar dhe shumë e varfër.
Ndërsa një gazetë tjetër raporton për arrestimin e një burri të dyshuar.