Ministri i kuletës
Në faqen satirike “Pronto” tek E diela me Koha Ditore, sot është e botuar “biseda e regjistruar” ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrit të Financave Besim Beqaj.
Kryeministri dhe ministri flasin rreth parave që duhet siguruar për rritjen e pagave që Hashim Thaçi i ka premtuar para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Ministri propozon disa opsione për t’i mbuluar këto shtesa në paga, por kryeministri nuk pajtohet. Pas debateve të shumta dhe shumë kërcënimeve nga kryeministri, duke përmendur edhe rivalë politikë, ata më fund e gjejnë burimin e pagesave për shtesën e premtuar që sipas “bisedës” duhet të jetë e gatshme për 1 prill./standardi.info