Liqeni i kanalizimeve!
Rënja e nivelit të liqenit të Batllavës ka zbuluar një tmerr të vërtetë. Qindra shtëpi nga disa fshatra aty rotull, derdhin ujrat e zeza dhe kanalizimet në liqenin ku ku kryeqytetasit pinë ujë.
Ujësjellsi konfirmon që aty derdhen kanalizime, por zyrtarët e saj theksojnë se kjo nuk duhet të shqetësoj askë, sepse analizat nga mostrat që marrin janë në rregull.
Sipas gazetë Zeri, janë mbi 100 shtëpi në fshatin Orlan që e bëjnë këtë gjë prej kohësh.
Banorët e këtyre fshatrave thonë se nuk kanë vend tjetër se ku ta derdhin pasi nuk kanë rrjet të kanalizimeve.
Sipas tyre, ata kanë kërkuar që komun të i’u rregullojë kanalizimin, por nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje.
Edhe zyrtarë të ujësjellsit e pranojnë se kanalizimet derdhen në liqenin ku merret uji i pishëm.
“Kjo nuk është risi dhe kështu ka qenë prej kohësh. Janë disa banorë të orrlanit që derdhin kanalizimet në liqe, por kjo nuk duhet ta shqetësojë asnjë sepse uji kalon nëpër përpunim përkatëse.Mostrat e ujit që i marrim në liqe gjithherë janë konform standardeve”, thotë zëdhënsja në KUR, Arjeta Mjeku.
Rreziku bëhet më i madh kur sasia e ujit zvogëlohet në liqe, thotë kimisti Jonuz Salihaj.
Dardan Gashi, ministër i MMPH-së, kërkon rregull dhe fajëson komunat e ujësjellësin