Kalo te lënda

Ligji për FAK’un të mos përzihet me ulëset e pakicave

vjosa-osmani-660x400LDK nuk pranon që në mesin e ndryshimeve kushtetuese të hyjnë edhe garantimi i një mandati shtesë për vendet e rezervuara të komuniteteve në Kuvend. Vjosa Osmani thotë

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës për Ligjin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk guxon të shfrytëzohet për shtimin e mandateve për vendet e rezervuara për komunitete pakicë.

Qeveria e Kosovës ka hartuar Projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës, që pritet të votohet në Kuvend. Me këtë, pritet që të bëhen edhe ndryshimet kushtetuese.

Por, a do të mund kjo t’i mobilizonte sërish partitë e komuniteteve pakicë që të kërkojnë garantimin e edhe një mandati për vendet e rezervuara në Kuvend?

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, thotë për lajmi.net se çështja e këtyre ulëseve të rezervuara do të kryhet me përfundimin e këtij mandati.

Sipas saj, LDK do të vazhdojë të insistojë që çështja e vendeve të rezervuara për partitë e komuniteteve pakicë, sipas Kushtetutës, ka qenë vetëm për dy mandate pas pavarësisë së Kosovës.

“Çështja e vendeve të rezervuara tashme është e mbyllur, sa i përket LDK’së. Kushtetuta parasheh vetëm dy mandate me ulëse të rezervuara dhe ato mandate përfundojnë deri në zgjedhjet e radhës parlamentare”.

Ajo ka kritikuar Kryeministrin Hashim Thaçi se përmes shndërrimit të Ligjit për FSK’në në atë të FAK, po mundohet të lejojë edhe shtimin e këtyre vendeve të rezervuara.

“Nëse Thaçi po tenton që ta hapë Kushtetutën për hir të pakicave, duke propozuar ndryshimet për FAK, ai po e komprometon tërë procesin e shndërrimit të FSK’së në FAK”.

Partitë e pakicave do të mund të kundërshtojnë votimin pro Ligjit të FAK, nëse nuk ju garantohen vendet e rezervuara. Osmani thotë se është detyrë e Kryeministrit Thaçi që të bindë deputetët e këtyre partive që janë në koalicion qeverisës me PDK’në.

“Nëse dështon ky proces, do të jetë mbi të gjitha dështim i tij, sepse Thaçi e ka për detyrë të bindë pakicat të përkrahin FAK, meqë i ka partnerë në koalicion”, thotë Vjosa Osmani për lajmi.net.

se Thaçi e ka për detyrë t’i bindë deputetët pakicë që ta votojnë Ligjin për FAK’un.

Lini një koment