Kalo te lënda

Isuf Musliu kërkon të shpërblehet për kontributin ndaj UÇK-së

fotoTridhjetepesë vjet punë e kontribut, Isuf Musliu, nga Mareci, i kishte investuar në ndërtimin e një shtëpie në fshatin e tij të lindjes, raporton KTV. Megjithatë ajo i qe djegur e shkatërrua për një ditë të vetme, në luftën e fundit. Shtëpia e Isufit, kishte shërbyer për strehimin e shtabit të zonës së Karadakut, që për më shumë se 6 muaj, aty kishin qëndruar personalitete të ndryshme të jetës së sotme politike.

Pamundësitë materiale, siç thotë Musliu, kanë bërë që këtij objekti të banimit t’i mbesin vetëm themelet. Musliu ka kërkuar që, kontributi i dhënë gjatë kohës së luftës të shpërblehet. Ai është i indinjuar, pasi fshati i tij, me gjithë kontributin e dhënë dhe 24 dëshmorët e rënë, nuk përmendet asnjëherë për atë që ka dhënë. Në këtë vend, janë edhe disa shtëpi të tjera që u kanë mbetur vetëm themelet, ato nuk u rindërtuan kurrë as nga pronarët, pos nga dora e shtetit. Pas përfundimit të luftës, Jusufi, bashkë me gruan e tij, jetojnë në një shtëpi modeste me qira në kryeqytet. Ndërkaq dy djemtë e tij, prej 8 vjetësh kanë emigruar në Itali për një jetë më të mirë, të cilët, siç thotë ai, i ndihmojnë për të mbijetuar.

Lini një koment