Brenda 10 ditëve nis mbushja e Badocit me ujë
Brenda pak ditëve do të përfundojnë punimet për hapjen dhe renovimin e kanalit për furnizim me ujë të liqenit të Badocit nga liqeni i Ujmanit, kurse ujë do të fillojë të derdhet nga ky liqen jo më larg se 10 ditë. Këtë e ka pohuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që i bëri punimeve që po zhvillohen në fshatin Kishnicë, në vendosjen e gypave të ujit.
“Ne, sot, ju garantojmë që ujë brenda 10 dite do të mbërrijë në liqenin e Badocit”, deklaron Vataj.
Ndërsa, Hajdar Beqa,kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, thotë se kanë bërë pastrimin dhe parandalimin e ardhjes së ujërave të zeza në kanal dhe janë të gatshëm që brenda pak ditëve të lëshohet uji për në liqen, transmeton KP.
Beqa deklaron se gjendja në liqenin i Ujëmanti sa i përket sasisë së ujit është me e mirë sesa viteve të tjera.
“Ky e furnizon, nuk e mbush liqenin e Badocit dhe është 400-450 litra në sekondë. I ka kapacitetet ujësjellësi i Prishtinës nga pompat e veta për prodhim, dhe aq janë kapacitetet e Ibër-Lepencit për ta furnizuar në këtë rast Liqenin e Badocit”, pohon Beqa.
Punimet intensive bëhen në kanalin rrjedhës për të mundësuar furnizimin me ujë të Liqenit të Badocit nga Ujmani. /Telegrafi/