Kalo te lënda

LDK, Albin Kurtit: Prishtinën e fituat me votat e PDK

403x302168454Lidhja_Demokratike_e_Kosoves_LDK_-_1LDK ka publikuar një reagim, pas deklaratave të kryetarit të VV, Albin Kurti, i cili në emision Debat në RTK tha se Isa Mustafa po vrapon pas kryeministrit Hashim Thaci. Në reagim, LDK i kujton kryetarit të VV se është zvogëluar në zgjedhjet e fundit lokale ndërsa LDK është rritur. Gjithashtu në reagim theksohet se Prishtina është fituar nga partia VV me ndihmën e votuesve të PDK-së.

Reagimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emisionin Debat të transmetuar mbrëmë në RTK, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, tha një grumbull të pavërtetash lidhur me aktivitetin politik dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u shqua për moskuptim të thellë të proceseve politike të vendit. LDK-ja dëshiron të theksojë edhe një herë se Kryetari Mustafa po con përpara agjendën politike të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
LDK-ja angazhohet për një proces gjithëpërfshirës politik dhe institucional me qëllim që Kosova të shkojë në zgjedhje në pjesën e parë të këtij viti dhe që zgjedhjet të jenë të përgatitura mira, të rregullta dhe të ndershme. Me qëllim të bashkërendimit të veprimeve, Kryetari Mustafa ka takuar liderët e subjekteve të tjera politike dhe, së pari, ka kërkuar që të takohet me z. Kurti. LDK-ja vlerëson se vendit i duhen procese politike të garantuara nga një pajtueshmëri e gjerë, me qëllim që edhe procesi zgjedhor të jetë i përgatitur mirë. LDK-ja do të angazhohet që, në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe institucionet kushtetuese, të përcaktohet agjenda politike e institucioneve, për të përgatitur procesin dhe për të shkuar në zgjedhje brenda pjesës së parë të vitit.
Sa i takon pretendimit të z. Kurti se vetëm VV-ja e tij e ka bërë opozitën, LDK-ja dëshiron t?ia kujtojë liderit të VV-së se, në zgjedhjet lokale të fundit, subjekti i tij është përgjysmuar, ndërsa përkrahja për LDK-në dhe për alternativën e saj programore e qeverisëse është rritur sa të bëjë atë fituese në pjesën më të madhe të qendrave të mëdha të vendit dhe fituese të vëretetë të zgjedhjeve. LDK-ja, po ashtu, ia kujton z. Kurti se VV-ja ka arritur të ketë kryetarin e Komunës së Prishtinës, të vetmen garë të fituar në të vetmin balotazh në Kosovë, me ndihmën përcaktuese të Partisë Demokatike të Kosovës të z. Hashim Thaci. Po ashtu, ngjarjet e fundit në Asamblenë Komunale të Prishtinës, sidomos në rasti i zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike, e dëshmoi bashkëpunin e ngushtë të VV-së me PDK-në në Prishtinë.

Lini një koment