Kalo te lënda

Zyrtare: Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet në maj

20140307150548202646Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë marrë lajme të mira gjatë takimit selektorin e përfaqësueses turke Fatih Terim.

Të dy palët kanë rënë dakord që ta zhvillojnë një ndeshje më muajin maj.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin tonë në bisedë telefonike Fadil Vokrri, por edhe FFK-ja, që ka lëshuar komunikatë për media, raporton KTV.

“Në takimin me selektorin Terim, të cilin e ka aranzhuar miku i madh Ali Shen, është shprehur gatishmëri që Turqia të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Turqia më 25 maj do të luajë ndeshje miqësore me Republikën e Irlandës, kurse Terim ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij të plotë që kjo ndeshje të zhvillohet diku mes datave 20 – 23 maj, por kjo duhet të marrë miratimin e krerëve të Federatës së Turqisë.

Përfaqësuesja e Turqisë ishte opsion edhe për ndeshjen miqësore të 5 marsit, por, turqit në momentet e fundit aranzhuan përballjen me Suedinë.

Po ashtu të dyja palët janë marrë vesh që në të ardhmen të punohet edhe më ngushtë mes dy federatave dhe të dyja përfaqësueseve.

Lini një koment