Kalo te lënda

Sa mundet puna ta ruaj jetën tuaj seksuale?

fotoKur është fjala për punë, ju visheni mirë, i mbani emocionet nën kontrollë dhe zakonisht i shfaqni gjatë gjithë kohës.Por shumica prej nesh nuk i aplikojnë këto standarde të njejta per marrdhënet tona romantike. Dhe ky është një problem, tregon një hulumtim në Universitetin e Illions.

Ka një linjë të mirë kur është fjala për të trajtuar gruan apo të dashurën tuaj siç e trajtoni shefin tuaj apo bashkë-puntorët. Zgjerimi i praktikave të caktuara të punës në jetën tuaj private, megjithatë, mund të ulin ndjeshëm sasinë e tendosjeve emocionale dhe konflikteve me partnerin tuaj. Do të mund ta përmirësonit më shumë seksin. Këtu janë pesë mënyra që ta arrini këtë.

Të jesh në kohë Ju nuk do të shfaqeshit 15 minuta me vonesë në ndonjë takim pune.Dhe nuk është e mirë të jesh i vonshëm, apo më keq, të mungosh – kur bëhet fjala për darkat në shtëpi. Duke qenë të besueshëm dhe të përpiktë ju i tregoni partnerit tuaj që e respektoni atë, thotë studimi i autorit Jill Bowers.Dhe këto, si shfaqja e respektit, do të bëjë që 65% lidhja juaj të zgjatë më shumë, thotë studimi nga Universiteti i Kalifornisë.

Gjej kohë vetëm për të Ju e dini se është e rëndësishme të caktoni një takim sy me sy me ndonjë klient të rëndësishëm.Dhe kjo është po aq e rëndësishme sa të gjesh kohë edhe për partnerin. Merrni informacione nga lidhjet e gjata të çifteve të ndryshëm dhe gjeni kohë së paku 15 minuta për të biseduar me të rreth temave me kuptim – familjen ose qëllimet për muajin e ardhshëm. Duke bërë këtë ju do ti rrisni ndjenjat e angazhimit dhe do të gjeni kënaqësi 8% më shumë, thotë studimi.

Mbajeni stresin nën kontrollë Ju jeni më se të sigurt që nuk do ti diskutonit problemet tuaja personale gjatë thirrjeve ekipore në konferencë, apo jo? Mundohuni të projektoni një qëndrim sa më të madh në shtëpi. Nëse stresi i punës e bën më të vështirë që ju të ecni deri në shtëpi me një buzëqeshje në fytyrën tuaj, shkoni në palestër para se të shkoni në shtëpi- studimet tregojnë që 30 minuta ushtrime mund të largojë stresin. Të shëtisni me nje qen gjithashtu ndihmon që të ulni stresin.

Kontrolloni durimin Kur ju e humbni durimin në punë nga punët e kontabilitetit, ju ndoshta nuk shani, nuk i goditni dyert apo diçka tjetër.Për fat të keq, ato sjellje-sidomos përdorimi i sarkazmës duke argumentuar- janë shumë të përdorura nga shkatërruesit e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të fuqishme, gjen studimi. Herën tjetër kur ju jeni të nervozuar me atë, shtyjeni vetën që të përdorni më shumë fjalë si “ne” dhe “e jona” , dhe shmangni “unë” ose “i imi”. Ky mashtrim gjuhësor redukton negativitetin, dhe çiftet që e argumentojnë këtë në mënyrë që të jeni më të lumtur në raport me partnerin, ndihmon që të qëndroni më gjatë së bashku, tregon studimi.

Shiko në të tashmen Askush nuk pret që ju të visheni me një kostum dhe krevatë në shtëpi.Por mendoni si do të ndiheshit nëse e dashura juaj vë kozmetikë dhe mbathë take të larta për të dalur me miqtë e saj, ajo që të dhemb më shumë është që kur ju dilni bashkë ajo del pa vënë kozmetikë dhe nuk vishet mirë.Të krehësh flokët dhe të vishesh bukur tregon që partneri juaj ju intereson mjaftueshëm sa që të bëni përpjekje.

Lini një koment