Kalo te lënda

Podujevë: I biri dogji 280 mijë euro, në burg edhe babai!

403x30216824720140307215337222646Bujar Maliqi nga Podujeva po mbahet në burg në Pejë, pasi në janar të këtij viti kishte asgjësuar 280 mijë euro brenda objektit të Bankës Kombëtare Tregtare, ku edhe kishte punuar si menaxher

29-vjeçari i akuzuar, që ka pranuar se i ka djegur këto para, kishte thënë se e ka bërë këtë veprim, pasi punëdhënësit e tij kishin vendosur që ta transferonin në Prishtinë.
Dy ditë më parë, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka arrestuar babanë e tij, Xhemajl Maliqin dhe ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim, raporton KTV.
Avokati mbrojtës, Besnik Berisha, thotë se babai i Bujarit po mbahet peng, në mënyrë të kundërligjshme nga Prokuroria, për një krim të supozuar që e ka kryer i biri i tij.
Ai beson se qytetari Xhemajl Maliqi mbahet peng për ta frustruar apo për ta detyruar djalin e tij, i cili dyshohet për vepër penale, për të bashkëpunuar me organet e ndjekjes, për të gjetur paratë./standardi.info/

Lini një koment