Kalo te lënda

Mbyllet Epopeja e UÇK-së

fotoMe ndezjen e zjarreve, përmbyllet manifestimi treditor i Epopesë së UÇK-së

Me ndezjen simbolike të zjarreve tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, është përmbyllur manifestimi treditor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, zyrtarë komunal, familjarë të dëshmorëve si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 Jasharëve tjerë, 16 vjet më parë.

Lini një koment