Kalo te lënda

Masturbimi patriotik i çetnikëve serbë dhe mjekësia që nuk ka ilaç për këta të çmendur (Foto/Video)

masturbimi-patriotik-i-ccedil-etnik-euml-ve-serb-euml-dhe-mjek-euml-sia-q-euml-nuk-ka-ila-ccedil-p-euml-r-k-euml-ta-t-euml-ccedil-mendur-foto-video_hdLajmi qesharak se në ndihmë “vëllezërve ortodoksë rusë” u ka shkuar njësiti çetnik “Knez Lazari”, në formën e pesë mjekëroshëve të cokatur të Serbisë, kombinon kiçin fetar, derdhjen e votkës në tru, besimin për ardhjen e profetit sllav, deri te nevoja që diçka të bëhet edhe për nderë të Çiçës (Draza Mihajlovicit). “Natyrisht, mediat proruse në Serbi janë dhjerë nga gëzimi: ‘Erdhën çetnikët në Krime, Putini po merr frymë lirshëm”, shkruan Petar Lukovic në e-novine.

Nën titullin dramatik, “Copa çetnike e Krimesë”, në faqen e një nga prej shumë fraksioneve çetnike, e këtë herë tek e ashtuquajtura Lëvizje Çetnike, doli kumtesa nga qyteti i Krushecit: “Me ftesë të organizatës vëllazërore ruse për Lëvizjen Çetnike, që të ndihmojnë në Krime të Ukrainës, Lëvizja Çetnike ka formuar njësitin e shpejtë ‘Knez Lazar’ dhe në kohë rekorde, për vetëm tri ditë, u gjet në Krime. Komandanti i njësitit të shpejtë ‘Knez Lazar’ është Bratislav Zivkovic. Rruga deri te Semfiropolisi nuk ishte e lehtë, meqë është shkuar nga tri drejtime të ndryshme: përmes Rusisë, Bullgarisë dhe Turqisë. Anëtarët e Lëvizjes Çetnike janë stacionuar në një manastir në Krime dhe deri tash me sukses po i përmbushin të gjitha detyrat e përcaktuara. Zoti dhe martiri Princi Lazar i ruajt ata. Nënshkruar nga: Shërbimi i inteligjencës propaganduese të Lëvizjes Çetnike; telefonat – 060 757 10 14 (Njegos) 061 29 61 219 (Stevan)”.

Çetnikët në Krime

Posa arriti ky kuintet në Sevastopol, portalet proruse (Srbin, Pravda, Standard, Glas Rusije, Fakti…) njoftuan se komandanti i çetnikëve serbë në Krime nuk është Bratislav Zivkovic, por Milutin Malisic. Si anëtar i grupit OSA (Ushtrisë Çlirimtare Serbe), u gjykua më 2000 me akuzat se po planifikonte të vriste Slobodan Milosevicin dhe Nebojsa Pavkovicin.

Në gjyq Malisici i mohoi akuzat. Ai pohoi se OSA ka punuar fshehtë në Serbi dhe në Kosovë, dhe se kishin planifikuar aksione kundër forcave ndërkombëtare në Bosnjë dhe sulme mbi “objektet e muxhahedinëve”. Ai theksoi se në fillim kishte përshtypjen se OSA ishte formacion mirë i organizuar ushtarak me “të paktën 100 luftëtarë me përvojë”, por se në shtator 1999 kishte ndërprerë kontaktet me të akuzuarit tjerë, meqë kishte “parë se nuk janë të aftë dhe në lartësinë e detyrës që të mbrojnë popullin serb në Kosovë”.

Malisici, i përkëdheluri i Kostunicës

Ish presidenti i Jugosllavisë, Vojislav Kostunica, ishte ai që e amnistoi të akuzuarit tjerë më 6 dhjetor 2000.

Në vitet e fundit Malisic ka qenë anëtar aktiv i Lëvizjes Çetnike të Bratislav Zivkovicit, një nga grupet shumta çetnike serbe. Kjo lëvizje ka realizuar edhe lidhje të ngushta me lëvizjet kozake në Rusi, ndërsa Malisic disa herë kishte shkuar atje si mysafir nderi. Ai mori pjesë në “pelegrinazhin” të cilin vitin e kaluar kozakët e organizuan në Kosovë. Në deklaratën e tij për agjencinë ruse Itar-Taas, Malisic thotë se në Krime ka udhëtuar “me ftesë të kozakëve”.

Malisic kishte marrë pjesë në luftë në Kosovë, ku kishte kaluar një vit si polic ushtarak. Lëvizja Çetnike së cilës i takon, disa herë gjatë incidenteve në veri të Kosovës kishte thënë se “shkon në krahinën jugore që me armë të ballafaqojë sulmin e shqiptarëve në komunat serbe”. Por, si zakonisht, doli se fjala është për karaktere të sëmura mendore, deklaratat e çmendura të të cilëve për ardhjen e perandorit të të gjithë sllavëve apo bashkimin e të gjithë ortodoksëve kënaqin kozakët e dehur dhe fashistët serbë që janë të etur për gjak joserb.

Të çmendurit e bashkuar: çetnikët dhe kozakët

“Në një shoqëri normale, këta njerëz do të kishin qenë moti në objektet e mbyllura mjekësore, por për fat të keq, në Serbinë e marrë, për shumë djathtistë dhe nazistë-patriotik, Malisic dhe Zivkovic janë simbole të dashurisë rusofile, trima që u nisën në Krime, për ta ndihmuar Putinin e dashur në luftën kundër jo-të-krishterëve”, shkruan Lukovic, transmeton Telegrafi. “Tekefundit, shihni fotot dhe dëgjojeni videon: cili shtet pos Serbisë e rritë këtë llum? Cirkus me shije gjaku dhe pak modë fashiste me uniforma të zeza, kjo është fotografia e sotshme që ka tërbuar të djathtat me një masturbim të shpejtë patriotik të penisit. Cof jo lopë”!

Zivkovic pranë një kozaku: Më merr, i joti jam!

Ndryshe, çetnikët që kanë shkuar në Krime, janë kyçur tashti në ushtrinë e Republikës Autonome të Krimesë, ndërsa kanë bërë edhe raportin e parë të tyre nga “aktivitet në Ukrainë” duke dërguar edhe foto nga pozicionet e tyre.

“Njësiti i shpejtë çetnik ‘Car Lazar’ është bashkuar në ‘OBR’, siç jemi marrë vesh para ardhjes së grupit tonë luftarak, që do të thotë se çetnikët tanë janë edhe zyrtarisht pjesë e Ushtrisë së Republikës Autonome të Krimesë. Detyrat e çetnikëve tanë në Krime janë që nga patrullimi e deri te kontrollimi i veturave dhe udhëtarëve në pikat e kontrollit”, thuhet në deklaratën e tyre, që e e transmeton Kurir.

Çetnikët duke patrulluar në Krime

Ata thonë se lajmi i ardhjes së tyre po qarkullon në tërë Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë dhe se po u vijnë përforcime të reja.

“Se sa i madh është popullariteti i Lëvizjes Çetnike në Krime flet fakti se dy rusë nga Nizhninovogradi kanë udhëtuar qindra kilometra për t’iu bashkuar grupit sonë çetnik, ndërsa lajmërohen edhe vullnetarë tjerë. Ngadalë po sigurt, njësiti jonë po bëhet detashmenti ‘Car Lazar’”, thuhet në raportin e ri të këtij grupi të të të marrëve. /Telegrafi/

Lini një koment