Kalo te lënda

Injoranca e Kryeministrit Thaçi

fotoKosova është vend sovran, ka institucionet e veta funksionale të drejtësisë, ne kemi pasur dhe kemi besim të plotë në drejtësi, nuk kemi asgjë për të fshehur, kemi bashkëpunuar me mundësi sa na janë dhënë për të bashkëpunuar , do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme si një vend i pavarur dhe sovran ….E ritheksoj Kosova ka institucionet e veta legale, ka institucionet e veta të drejtësisë, e kemi prezencën ndërkombëtare, gjithë prezencën ndërkombëtare mund të themi këtu, EULEX, UN, KFOR, janë gjithë mekanizmat tjerë prezent në Kosovë, por në të njëjtën kohë kemi edhe sistemin tonë funksional të drejtësisë», vlerëson Kryeministri Hashim Thaçi.

Nga vetë përgjigjja që jep Kryeministri i vendit mund të shihet qartë injoranca e tij sa i përket sovranitetit të shtetit ku ai është ende Kryeministër. Injoranca e tij dëshmohet prej pjesës së dytë të përgjigjes që ai e ofron kur përmend EULEX-in, UNMIK-un, KFOR-in.

Të gjitha këto institucion, Kryeministër i Kosovës, z. Thaçi, do të duhej të ishte i këshilluar se janë institucione ndërkombëtare që ia kanë marrë pjesën e nevojshme sovranitetit të Kosovës, në mënyrë që ato të funksionojnë, të marrin vendime dhe veprime pa i pyetur institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kështu është edhe në kushtetutën e Kosovës. Ajo tregon qartë ku dhe kur Kosova nuk ka ende sovranitet. Aty thuhet qartë se institucionet e lartpërmendura, (jo UNMIK, që e shtinë kryeministri), janë autonome dhe i përgjigjen Rezolutës 1244 e jo Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës është dashur të ndryshohet tre vjet pas miratimit të saj, por dështimi i juaj personal, z. Kryeministër, e edhe si subjekt tuaj politik, që është PDK-ja, ka bërë të pamundshme që Kosova të lëvizë edhe më tej drejt shtetësisë dhe sovranitetit të vet më të rrumbullakuar.

2.

Ndërkaq sa i përket Tribunalit. Z. Kryeministër, sipas burimeve mediale, vërtetojnë të dhënën se ju personalisht e keni pranuar Tribunalin për Kosovën tek përfaqësuesit ndërkombëtar. Kjo është e vërteta e pastër. Kërkesa e Qeverisë, ku ju jeni Kryeministër, për të organizuar një Dhomë të Veçantë, është ide e tjetër kujt, për të cilën shpejt do të merret vesh. Ashtu siç do të merren vesh edhe shumë veprime tjera në lidhje me institucionin e drejtësisë për të cilin po bëhet fjalë. Tribunali të cilin ju e keni pranuar tek ndërkombëtarët është pjesë e drejtësisë ndërkombëtare e cila e merr një pjesë të sovranitetit të Kosovës dhe ka fuqi vendimmarrëse absolute. Një institucion i tillë të cilin e keni pranuar ju mund ta marrë e ta burgosë në Kosovë çdo qytetar të saj, pavarësisht a është ai i papunë, gjeneral me letra apo pa letra, kryeministër a president i vendit!?

3.

Në kuadër të  injorancës së tij ai godët pushtetin aktual në Kryëyqtet. Sa i përket kryetarit aktual nga ajo që shoh është i pashpresë për qytetarët se mund të bëjë një ndryshim”, ka thënë Kryeministri i Kosovës për Kryetarin e komunës së Prishtinës.

Është e pamoralshme që të flitet për një njëri që nuk i ka mbushur ende 100 ditshin e qeverisjes së tij, siç është rasti në fjalë. Prandaj në këto rrethana kryeministri i Kosovës, z. Thaçi, është dashur të këshillohet, para se të japë mendimin në cilësinë e Kryeministrit të vendit.

4.

Lideri i PDK ka thënë se as Kryesia e as Këshilli Drejtues nuk kanë diskutuar ende se me cilën parti do të bënin koalicion, por ai ka shtuar se ato parti që kanë programin më të afërt politikë e ekonomik me PDK do të llogariten si partner.

Kryetari i PDK-së është dashur të bëhet i sinqertë se në PDK, organet e saj drejtuese janë formale. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, me mekanizmat e tij jashtë partiak, vendos për gjithçka. Prandaj është mirë ta filloni për të menduar për ta thënë të vërtetën. Në PDK s’ka demokraci vendimmarrëse. Në PDK ka mekanizëm të Hashim Thaçit, i cili vendos për gjithçka, pjesë e të cilit ka qenë deri vonë edhe Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj.

«E theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdojë të qeverisë edhe në mandatin tjetër. Por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë».

PDK-ja është mirë e organizuar me mekanizmin që e drejton Hashim Thaçi e që nuk ka lidhje me mekanizmat e organeve të partisë. Ai e ka grabitur fuqinë e PDK-së, ashtu siç e ka grabitur edhe kapitalin 100 vjeçar të investimit të popullit të Kosovës për Lirinë e tij. Po vijnë ditët e dekodimit të kësaj grabitjeje të madhe të z.Thaci

Mosndërrimi i ministrave dhe i kryetarëve të PDK-së flet qartë për pleksjen e thellë të krimit dhe të korrupsionit brenda mekanizmit të cilin e drejton Hashim Thaçi në kuadër të PDK-së. Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i Kosovës nuk mund të ndërroi asnjë kryetar të komunave, sepse, në të kundërtën ata do të flisnin për «aranzhmanët» e përbashkëta me vetë Kryetarin e PDK-së aktualisht.

E njëjta gjë është duke ndodhur me ministrat e PDK-së, ose me ata që janë më sharlatanë të vërtetë. Shërbimet e huaja i dinë më mirë se askush tjetër lidhjet dhe ekzistencën e krimit dhe të korrupsionit të Kosovë, sidomos të atij brenda PDK-së. Prandaj po vjen epoka e demontimit të krimit dhe të korrupsionit.

Tribunali nuk ka pasur si kërkesë vetëm krimet e luftës, por edhe një aspekt tjetër të krimit dhe të korrupsionit. Ata e dinë mirë se shteti i Kosovës është kapur plotësisht prej krimit dhe korrupsionit edhe në përfaqësimin e tij tekno – burokratik e edhe në përfaqësimin e tij politik a të pavarur, siç janë shumë institucione të pavarura financiare, juridike, ekonomike, të shoqërisë civile, mediale etj.

“PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programi ne vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë Kryeministri i Kosovës.

Vjedhjet dhe fabrikimet e votave në mënyrë industriale që janë bërë brenda PDK-së, është dëshmia më e mirë që e demanton këtë që e thotë Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi. E vërteta është në kutit e votimit. Por e vërteta është edhe në serverët ndërkombëtarë. Prandaj nuk ishte e diskutueshme edhe ardhja e një “Presidenti në Zarf”. Sepse nuk shkonte ndryshe në një Kosovë që vidhej gjithçka. Madje edhe vetë obligimi i qytetarit për të votuar partinë dhe liderin njëkohësisht flet për fytyrat e përlyera të liderëve të partive, rrjedhimisht edhe për kryetarin e PDK, z. Hashim Thaçi.

Fund

Lini një koment