FAK-u alarmon Serbinë
Qeveria e Serbisë njofton se qëllimi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës “paraqet shkleje të rëndë të Rezolutës 1244”.
Qeveria e Serbia ka vlerësuar në mbledhjen që është mbajtur sonte se qëllimi i “institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë që të formojnë ‘Forcat e Armatosura të Kosovës’ e destabilizon situatën në Kosovë”. Sipas njoftimit të lëshuar pas mbledhjes, Serbia do të inicioj zgjidhjen e këtij problemi në Kombët e Bashkuara.
“Qeveria e Serbisë vlerëson se qëllimi i institucioneve të përkoheshme vetëqeverisesë në Kosovë që të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës paraqet shkelje të rëndë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Misioni i vetëm ndërkombëtar që ka mandat të forcës së armatosur në krahinën jugore është KFOR-i”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, një veprim i tillë e destabilizon situatën në Kosovë dhe është në kundërshtim me procesin e normalizimit të maredhenieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. (ORAinfo)