Kalo te lënda

Tahiri: Marrëveshja Kosovë–Serbi, dëshmi e stabilitetit në rajon

tahiri-marr-euml-veshja-kosov-euml-ndash-serbi-d-euml-shmi-e-stabilitetit-n-euml-rajon_2_hdZëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, në një takim me një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është dëshmi e stabilitetit dhe paqes së krijuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Tahiri e ka njoftuar delegacionin për angazhimet e ndërmarra në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, për proceset integruese euroatlantike, duke shtuar se edhe Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim dhe liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të jenë pjesë e familjes evropiane, të kenë lëvizje të lirë dhe të mund të zhvillohen ekonomikisht.

“Marrëveshje ka krijuar kushtet që rendi dhe ligji të funksionojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe pjesën veriore”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, kryesuesja e delegacionin të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Päivi Laivola de Rosière, theksoi se shteti i saj vazhdon ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe zbatimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lini një koment