Rashiq nuk flet për Ushtrinë e Kosovës
Pjesëtarët e komunitetit serb të cilët janë të përfaqësuar në institucionet kosovare si duket nuk duan të flasin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të armatosura të Kosovës.
Përveç deputetes, Rada Trajkoviq, e cila ka shprehur hapur kundërshtimin e saj me vendimin e qeverisë së Kosovës për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq nuk ka të dashur të flasë për këtë çështje.
Rashiq, i pyetur nga Telegrafi për vendimin e qeverisë së Kosovës për shndërrimin e FSK-së në FAK, nuk ka dhënë përgjigje me arsyetimin se nuk ka qenë në Kosovë gjatë këtyre ditëve, prandaj nuk mund të flas.
Ndërkaq, deputetja Rada Trajkoviq, ka deklaruar për media se dy ushtri shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës janë faktorë destabilizues në regjion. Sipas saj, nuk ka konsensus në NATO për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa njëri prej faktorëve sipas saj, është shkuarja e shqiptarëve për të luftuar në Libi, Siri etj. Gjithashtu Trajkoviq ka thënë se mbetet interesante dhe të shihet se si do të votojnë serbët.