Kalo te lënda

Mustafa po merr pjesë në Kongresin e EPP-së

403x302167889mustafaNjë delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Kryetari Isa Mustafa, Nënkryetari Haki Rugova dhe Sekretari i Përgjithshëm Ismet Beqiri, po qëndron në Dublin të Irlandës, me rastin e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane.

Mustafa në sesionin e paradites do të marrë pjesë në punimet dhe tryezën e organizuar nga CES lidhur me mundësitë dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor, sikundër edhe zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Në sesionin e pasdites, delegacioni i LDK-së do t’i vazhdojë takimet e parapara, si dhe do të marrë pjesë në punimet e mëtejme të Kongresit, në të cilin do të zgjedhjet edhe Presidenti i ri i EPP-së.

Partitë Popullore Evropiane në gjirin e tyre përfshijnë partitë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera evropiane të orientimit të qendrës së djathtë. Ato kanë shumicën e deputetëve të Parlamentit Evropian, si dhe udhëheqin shumicën e qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian.

Lini një koment