Kalo te lënda

Muharremi mbron Eqën

fotoNënkryetari i Degës së LDK-së, Hanifi Muharremi, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të tij, Eqrem Kryeziut. Ai tha se Kryeziu nuk është zhveshur nga kompetencat në mbledhjen e fundit të Kryesisë në Prishtinë.

“Në takimin që kishim me zyrtarët e Degës dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa,është diskutuar gjerë e gjatë për unifikimin e LDK-së”, tregon Muharremi.

Ai tha se në këtë takim ka pasur shumë diskutime edhe nga zyrtarë të cilët tashmë i takojnë një fraksioni brenda LDK-së, transmeton tv prizreni.

“Fraksionet e tilla janë pjesë e ndryshimeve pozitive që mund të ndodhin në zgjedhjet nacionale në favor të LDK-së”, tha ai.

Hanifi Muharremi është zgjedhur kryesues i Shtabit Koordinues në LDK-në e Prizrenit. Ai thotë se ndryshimet mund të ndodhin vetëm në Kuvendin e Degës,i cili do të mbahet pas zgjedhjeve nacionale.

Lini një koment