Maloku: AAK-ja po ngutet
Ish-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, e ka quajtur të ngutshëm veprimin e AAK-së, që nëpërmjet mocionit, tash peticionit, po tenton ta rrëzojë Qeverinë.
Ai në një intervistë ka thënë se kjo nismë nuk ka qenë e menduar mirë, prandaj mund të ketë pasoja për vetë AAK-në.
“Fakti, se nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë mundur t’i marrë 40 nënshkrime, tregon se nuk ka pasur një parapërgaditje të mirë” ka thënë ai. /Epoka e Re/