Kalo te lënda

Kërcënojnë me ndërprerjen e bashkëpunimit me EULEX-in e Prishtinën

k-euml-rc-euml-nojn-euml-me-nd-euml-rprerjen-e-bashk-euml-punimit-me-eulex-in-e-prishtin-euml-n_hdKëshilltarët serbë të katër komunave veriore kanë kërkuar në seancën e përbashkët – të mbajtur të enjten në Zveçan – që serbëve të arrestuar kohë më parë t’ju mundësohet mbrojtja në liri, ndërsa që zyrtarëve të Republikës së Serbisë dhe të tjerëve t’ju lejohet ardhja në Kosovë pa kushte.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakic, ka thënë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të jenë të detyruar të ndërpresin bashkëpunimin me zyrën e BE-së në Prishtinë dhe EULEX-in.

Rakic ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe nga Prishtina të mundësojnë që të gjithë zyrtarët nga Beogradi, në veçanti ministri serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, të hyjë në territorin e Kosovës pa kushte dhe probleme.

Sipas tij, popullata serbe dhe përfaqësuesit e tyre janë të shqetësuar nga paralajmërimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se kjo “kërcënon hapur serbët e Kosovës, si dhe sigurinë në mbarë rajonin”.

Ndërkaq, Ksenija Bozovic, kryesuese e Kuvendit në veri të Mitrovicës, ka kërkuar që Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare që “të ndalen menjëherë me aksionet e arrestimeve, frikësimeve dhe ngritjes së vazhdueshme të tensioneve në mjediset ku jetojnë serbët e Kosovës”. Ajo ka kërkuar po ashtu lirimin e menjëhershëm të liderit të SDP-së, Oliver Ivanovic, dhe mbrojtjen e tij në liri.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë disa kryetarë të komunave me shumicë serbe nga jugu i vendit, pastaj kryetari i Iniciativës Srpska në Kosovë, Vladeta Kostiq, por jo edhe këshilltarët shqiptarë dhe boshnjakë.

Sipas evidencës, nga gjithsej 72 këshilltarë, në seancën e sotme kanë marrë pjesë 54 prej tyre. /KP/

Lini një koment