Kalo te lënda

Edhe tre muaj paraburgim për Ukë Rugovën

20140306105407773646Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë.

“Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim”, njofton EULEX-i.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese. Ndryshe, djali i ish-presidentit Rugova, Ukë Rugova, u arrestua më 5 shkurt në bazë të dyshimit për katër vepra penale: krim të organizuar, ushtrim i ndikimit, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrim.

Në urdhërarrestin që “Koha Ditore” e kishte siguruar më parë përshkruheshin veprimet kriminale të tij. Aty përshkruheshin veprimet kriminale të tij, Izet Beqirit, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Florjan Petanit, Edison Idrizajt, Azad Beqirajt dhe Hamza Beqirit.

© KOHA.net 

Lini një koment